Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli kryen sulme të mëdha ajrore në Liban

2024/09/23 at 9:26 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli kryen sulme të mëdha ajrore në Liban

Ushtria izraelite e ka kryer një valë të gjerë sulmesh ajrore kundër Hezbollahut të hënën, duke bombarduar objektivat e grupit militant në jug të Libanit, në lindje të luginës Beka dhe në rajonin verior në kufi me Sirinë.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e një inkursioni tokësor në Liban, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se “ne do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme” për t’i kthyer në shtëpitë e veta banorët e shpërngulur nga veriu i Izraelit.

Hagari u bëri thirrje banorëve të jugut të Libanit të largohen nga vendet ku është i vendosur Hezbollahu – grupit militant i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se Hezbollahu, i cili mbështetet nga Irani, ndër vite ka fshehur armë, përfshirë raketa lundruese, nëpër shtëpi dhe ndërtesa në jug të Libanit, prandaj u bëri thirrje banorëve të largohen nga ato pjesë.

Hagari e paraqiti para mediave një video për të cilën tha se shfaqte pjesëtarët e Hezbollahut duke tentuar të shkrepnin raketa lundruese nga një shtëpi banimi në Liban, dhe si pasojë një sulm izraelit ndaj saj para se raketa të hidhej.

“Hezbollahu po ju rrezikon. Po ju rrezikon juve dhe familjet e juaja”, tha Hagari.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan fuqishëm qyteza përgjatë kufirit jugor të Libanit, dhe madje edhe më thellë në veri të vendit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Hezbollahu dhe Izraeli këmbyer zjarr në mënyrë intensive të dielën, pasi grupi militant libanez hodhi qindra raketa thellë brenda territorit izraelit duke iu përgjigjur bombardimeve izraelite.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se bombardimet do të vazhdojnë derisa të garantohet siguria për kthimin e të shpërngulurve nga pjesa izraelite e kufirit.

Hezbollahu është përballur me trysni të madhe në javët e fundit, pasi javë e kaluar mijëra pajisje komunikimi – pejxherë dhe radiolidhje – të përdorura nga pjesëtarët e saj shpërthyen.

Për shpërthimin e këtyre pajisjeve Hezbollahu e ka fajësuar Izraelin, i cili as nuk e ka pranuar e as mohuar përgjegjësinë.

Ju sugjerojmë

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
Bota

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

30 Qershor, 2025 9:10 am
Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
Rajoni

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

30 Qershor, 2025 8:58 am
Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
Bota

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

30 Qershor, 2025 8:47 am
Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
Bota

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

30 Qershor, 2025 8:40 am
Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”
Aktualitet

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

30 Qershor, 2025 8:32 am
Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi
Aktualitet

Nis sot procesi i rinumërimit të kutive të Fierit, do hapen 587 qendra votimi

30 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:16 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 30 qershor 2025

30 Qershor, 2025 8:13 am
Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim
Aktualitet

Zjarret në vend, ministri Vengu: Situata është nën monitorim

29 Qershor, 2025 10:44 pm
Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat
Bota

Situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

29 Qershor, 2025 10:28 pm
Para
Frikë për një sulm si në Liban, Irani ndalon përdorimin e pajisjeve të komunikimit

Frikë për një sulm si në Liban, Irani ndalon përdorimin e pajisjeve të komunikimit

Kamala dhe perlat! Historia pas kësaj “dashurie”

Kamala dhe perlat! Historia pas kësaj "dashurie"

Durrës/ Sherr në një pikë karburanti, dy persona godasin punonjësin dhe përfundojnë në komisariat

Nga droga te dhuna në familje, arrestohen 5 persona në Tiranë

TE FUNDIT

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit
30 Qershor, 2025

Popullsia në Gjermaninë lindore po tkurret. Projektet e strehimit me çmime të përballueshme synojnë të tërheqin njerëzit përsëri në rajon....

Lexo më shumë

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve
30 Qershor, 2025

Në Serbi kanë nisur të hiqen barrikadat dhe të normalizohet trafiku, pasi mijëra protestues antiqeveritarë në orët e para të...

Lexo më shumë

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin?
30 Qershor, 2025

Në zemër të Berlinit, ende ndodhet një "Shtëpi Ruse". Sipas kritikëve, ajo përdoret për propagandë për Rusinë e Putinit. Gjermania...

Lexo më shumë

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?

Udhëheqja e Iranit nga bunkeri, çfarë do të thotë për të ardhmen e shtetit?
30 Qershor, 2025

Mungesa e udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, nga syri i publikut gjatë luftës Izrael-Iran mund të jetë një moment përcaktues...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com