Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

2025/07/06 at 2:55 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se ka goditur mbi 100 objektiva në enklavën e rrënuar nga lufta.

Sulmet ndodhën ndërsa kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po përgatitej të udhëtonte drejt Uashingtonit për bisedime në Shtëpinë e Bardhë, me qëllim shtyrjen përpara të përpjekjeve për një armëpushim.

Ndërkohë, një zyrtar izraelit tha se kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi të shtunën në mbrëmje dërgimin e ndihmave në pjesën veriore të Gazës, ku civilët po vuajnë nga mungesa e theksuar e ushqimit. Zyrtari nuk dha më shumë hollësi dhe foli në kushte anonimiteti.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka propozuar një plan për një armëpushim fillestar 60-ditor, që do të përfshinte lirimin e pjesshëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, në këmbim të shtimit të ndihmave humanitare në Gazë.

Marrëveshja e propozuar parashikon edhe bisedime për përfundimin e plotë të luftës 21-mujore. Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe fuqitë e tjera.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë thotë se lufta izraelite pas 7 tetorit i ka vrarë mbi 57.000 palestinezë.

Sipas drejtorit të Spitalit Shifa, Mohammed Abu Selmia, 20 njerëz u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën pasi Izraeli goditi dy shtëpi në qytetin e Gazës.

Në jug të Gazës, 13 palestinezë u vranë nga sulmet në zonën Muvasi, një rajon pranë Mesdheut ku shumë të zhvendosur jetojnë në tenda, sipas zyrtarëve të Spitalit Nasser në qytetin fqinj Han Junis.

Pesë nga të vrarët ishin anëtarë të së njëjtës familje, sipas spitalit.

Ushtria izraelite nuk i komentoi sulmet individuale, por tha se ka goditur 130 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit.

Ajo deklaroi se objektivat përfshinin struktura komanduese dhe kontrolluese të Hamasit, depo armësh, raketahedhës dhe se ka vrarë disa militantë në veri të Gazës./ REL

Ju sugjerojmë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Kronikë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

3 Dhjetor, 2025 2:33 pm
PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Kryesore

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

3 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut
Sport

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut

3 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED
Aktualitet

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

3 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës, pranga babait, në kërkim i biri
Kronikë

Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës, pranga babait, në kërkim i biri

3 Dhjetor, 2025 1:48 pm
Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata
Bota

Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

3 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Braçe përplaset me Agron Shehajn: Boll po të them, qepe…
Kryesore

Braçe përplaset me Agron Shehajn: Boll po të them, qepe…

3 Dhjetor, 2025 12:49 pm
Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale

3 Dhjetor, 2025 12:29 pm
BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027
Bota

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027

3 Dhjetor, 2025 10:32 am
Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini
Bota

Akuzohet për korrupsion me financimet e BE për diplomatët e rinj, lirohet Mogherini

3 Dhjetor, 2025 10:30 am
Para
Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

National Geographic: Riviera Shqiptare është perfekte për një udhëtim me makinë

“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit

“Shko merr 150 euro″/Korrupsioni në Qafë-Botë, si doganieri i kërkoi para shqiptarit

TE FUNDIT

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
3 Dhjetor, 2025

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Prania e Karçanajt...

Lexo më shumë

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
3 Dhjetor, 2025

Pavarësisht mesazheve kundërshtuese që transmetojnë në publik, PD e PS prej dy ditësh janë në negociata të fshehta për të...

Lexo më shumë

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut
3 Dhjetor, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit anulon ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Ilirisë dhe Skënderbeut e parashikuar për t’u zhvilluar këtë...

Lexo më shumë

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED
3 Dhjetor, 2025

Në Presidencë u hodh këtë të mërkurë shorti për përzgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com