Ministri i Energjisë i Izraelit, Israel Katz, thotë se rrethimi i Gazës nuk do të përfundojë derisa pengjet izraelite të lirohen.
Në një postim në mediat sociale, Israel Katz tha se asnjë “çelës elektrik nuk do të ndizet, asnjë hidrant uji nuk do të hapet dhe asnjë kamion me karburant nuk do të hyjë” derisa pengjet të lirohen.
Izraeli ndaloi furnizimet për Rripin e Gazës pas sulmeve të Hamasit të shtunën.