Pas sulmeve në zemër të Libanit dhe operacionet ndaj militantëve filo-iranianë në Irak e Siri, Izraeli ka bombarduar së fundmi dhe grupin islamik houthi në Jemen.
Sipas raportimeve, në objektiv të avionëve izraelitë ishte qyteti port i Hodeidah.
Izraeli pranoi se bombardoi objektivat Houthi në zonë, duke zgjeruar konfrontimin e tij me aleatët e Iranit në rajon dy ditë pasi vrau liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah.
Sulmet ajrore në Hodeidah ishin në përgjigje të raketave të lëshuara nga militantët Houthi ndaj Izraelit në ditët e fundit.
Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Houthit tha se të paktën katër persona u vranë dhe 29 u plagosën nga ky sulm.