Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Izrael: Qëllimet tona të luftës tani përfshijnë ndalimin e sulmeve të Hezbollahut

2024/09/17 at 8:48 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Izrael: Qëllimet tona të luftës tani përfshijnë ndalimin e sulmeve të Hezbollahut

Izraeli njoftoi të martën zgjerimin e objektivave të luftës duke përfshirë krijimin e kushteve për kthimin e banorëve të Izraelit verior në shtëpitë e tyre. Izraelitët u evakuuan nga kjo zonë për shkak të përleshjeve midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut përgjatë kufirit Izrael-Liban.


Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se kabineti i sigurisë e mori këtë vendim të hënën në mbrëmje.

Hezbollahu, aleat i Hamasit, filloi sulme pothuajse të përditshme menjëherë pas fillimit të luftës në Gazë. Kjo luftë detyroi dhjetëra mijëra njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Hezbollahu, i cili ashtu si Hamasi mbështetet nga Irani, ka thënë se do t’i ndalojë sulmet nëse ka një marrëveshje armëpushimi për Gazën.

Përpjekjet për të arritur këtë armëpushim kanë zgjatur me muaj, me përfshirjen e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit që përpiqen të gjejnë kushte të pranueshme si për Izraelin ashtu edhe për Hamasin.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken udhëtoi në Egjipt të martën mes përpjekjeve të vazhdueshme për të angazhuar partnerët kryesorë në Lindjen e Mesme për të paraqitur një propozim të rishikuar për armëpushim.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, u tha gazetarëve të hënën, “Ne vazhdojmë të angazhohemi me partnerët tanë në rajon, veçanërisht me Egjiptin dhe Katarin, për atë që do të përmbajë propozimi dhe po bëjmë përpjekje të arrijmë tek një propozim që mund t’i afrojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare”.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhënë një afat kohor për propozimin e rishikuar, megjithëse zyrtarët kanë treguar se ai do të paraqitet së shpejti. Propozimi synon të zgjidhë çështjet kryesore pas ngërçit të krijuar së fundmi, duke synuar të sigurojë një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të mbetura të marra nga militantët e Hamasit në fillimin e luftës më 7 tetor 2023.

Sekretari Blinken pritet të takohet me zyrtarë rajonal, megjithatë, udhëtimi i tij nuk përfshin një ndalesë në Izrael për bisedime me udhëheqësit e tij.

Sekretari Blinken u takua të hënën në Uashington me Yair Lapidin, udhëheqësin e opozitës dhe ish-kryeministër i Izraelit.

Pas takimit, zoti Lapid u tha gazetarëve se Izraeli ka nevojë për një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe për pëpfundimin e luftës në Gazë, duke theksuar se asnjë proces politik apo trazirë nuk duhet të ndikojë në marrëveshje. Zoti Lapid i kërkoi Uashingtonit të mos e lejojë Hamasin “të anashkalojë një marrëveshje pengjesh”.

Përpjekjet humanitare

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Sigrid Kaag, koordinatorja e OKB-së për çështjet humanitare dhe rindërtimin për Gazën dha një konferencë të zymtë për shtypin mbi situatën e civilëve palestinezë.

“Koha po ikën ndërsa kriza humanitare e krijuar nga njeriu e ka kthyer Gazën në humnerë”, tha ajo. “Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm, lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve dhe një qasje të papenguar e të vazhdueshme humanitare për të ofruar ndihma në të gjithë Rripin e Gazës”.

Të dhënat nga zyra e OKB-së për çështjet humanitare tregojnë se numri i kamionëve me ndihma që hyjnë në Gazë çdo ditë është ulur në mënyrë të vazhdueshme. Në muajin prill, sipas OKB-së, në Gazë kanë hyrë 169 kamionë në ditë. Kjo ka rënë në 69 kamionë në ditë në gusht dhe vetëm 62 kamionë në ditë gjatë nëntë ditëve të para të shtatorit.

Izraeli mohon se pengon dërgesat e ndihmave.

“Ne kemi shkuar përtej detyrimeve tona, duke synuar të përmirësojmë mirëqenien e një popullsie civile të bllokuar brenda armikut”, tha ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon.

Hamasi shkaktoi konfliktin me sulmin e tij të tetorit të vitit 2023 në Izraelin jugor që vrau 1200 njerëz dhe mori peng 250 individë. Përgjigja ushtarake e Izraelit në Gazë, sipas të dhënave të pakonfirmuara nga burime të pavarura, ka vrarë më shumë se 41,200 palestinezë. Në këtë numër të të vdekurve, Izraeli thotë se përfshihen disa mijëra luftëtarë militantë./VOA



Ju sugjerojmë

Kërkesa nga turistët e BE, Pogradeci zyrtarisht në sezon
Aktualitet

Kërkesa nga turistët e BE, Pogradeci zyrtarisht në sezon

31 Maj, 2025 2:33 pm
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari
Kronikë

I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

31 Maj, 2025 2:31 pm
Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër
Kronikë

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

31 Maj, 2025 1:41 pm
Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun
Aktualitet

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

31 Maj, 2025 1:40 pm
Sherr mes dy vëllezërve në Vorë, arrestohen nga policia
Kronikë

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

31 Maj, 2025 1:24 pm
Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…
Kryesore

Berisha: Kërkesat e kandidatëve do paraqiten pasi të shqyrtohet…

31 Maj, 2025 1:21 pm
Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë
Kryesore

Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë

31 Maj, 2025 12:35 pm
Trump këshillon Macron pas shuplakës: Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur
Bota

Trump këshillon Macron pas shuplakës: Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur

31 Maj, 2025 12:24 pm
Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria dërgon në gjyq 10 zyrtarë
Kronikë

Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria dërgon në gjyq 10 zyrtarë

31 Maj, 2025 12:20 pm
Bletët, “ilaç” për disa sëmundje
Life Style

Bletët, “ilaç” për disa sëmundje

31 Maj, 2025 11:58 am
Para
“Do të të bëjmë derman…” Shkon në urgjencë, infermieri i fut duart

“Do të të bëjmë derman…” Shkon në urgjencë, infermieri i fut duart

Trotuaret e zëna nga tregtarët e fruta-perimeve, qytetarët detyrohen të bëjnë cirk për të ecur

Trotuaret e zëna nga tregtarët e fruta-perimeve, qytetarët detyrohen të bëjnë cirk për të ecur

Kryeministri Rama ndan pamje nga takimi me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën: Organizim, angazhim dhe …

Kryeministri Rama ndan pamje nga takimi me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën: Organizim, angazhim dhe ...
















TE FUNDIT

Kërkesa nga turistët e BE, Pogradeci zyrtarisht në sezon

Kërkesa nga turistët e BE, Pogradeci zyrtarisht në sezon
31 Maj, 2025

Ky fillim vere i gjen rrugët e Pogradecit me vizitorë të shumë. Ndër ta nuk mungojnë të huajt të cilët...

Lexo më shumë

I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari
31 Maj, 2025

Një 22-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës, teksa tentoi të hynte në vendin tonë. Policia njofton se i...

Lexo më shumë

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër

Asgjesohen mbi 1200 rrënjë kanabis në Shkodër
31 Maj, 2025

Policia e Shkodrës ka asgjësuar mbi 1200 rrënjë kanabis në njësitë administrative Shalë, Pult dhe Postribë dhe në Shkrel të...

Lexo më shumë

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun

Qato: Rrugët e reja kanë lehtësuar trafikun
31 Maj, 2025

Rritja e numrit të turistëve në vendin tonë, veçanërisht gjatë muajve të verës, ka nxjerrë në pah nevojën për një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com