Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ivica Daçiç: Zgjidhja për Kosovën kufiri midis serbëve dhe shqiptarëve

2019/02/19 at 9:31 PM
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ivica Daçiç: Zgjidhja për Kosovën kufiri midis serbëve dhe shqiptarëve

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, tha të martën se propozimi zyrtar i Beogradit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është kufiri ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.


Ai i bëri këto komente në Beograd gjatë punimeve të një konference mbi të ardhmen e Evropës dhe Ballkanit, duke theksuar se “çështja se ku do të shtrihej vija ndarëse nuk është përcaktuar” dhe se kjo ide e hedhur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, nuk është përpunuar gjatë bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Kur ai (Aleksandër Vuçiç) filloi të fliste për këtë, për vënien e kufirit, të gjithë u hodhën në sulm kundër tij. Deri tash kanë ekzistuar vetëm dy mundësi; ose Kosova është krahinë, ose është e pavarur. Për asgjë tjetër nuk është folur”, tha ai, duke nënvizuar se kjo është mundësia më e mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

I pyetur më pas gjatë ditës për këtë qëndrim të ministrit të Jashtëm, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, theksoi se një ide të tillë e kishte dhënë para dy vjetësh.

Mundësia që kufijtë e Kosovës dhe Serbisë të bëhen pjesë e një procesi bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, është hedhur në verën e vitit të kaluar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçic dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Derisa presidenti serb flet për vënie kufiri, duke nënkuptuar shkëputjen e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe bashkimin me Serbinë, presidenti Thaçi angazhohet për “korrigjimin e kufijve”.

Në fillim të muajit shkurt ai tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se “do ishte shumë e logjikshme përfshirja e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në territorin e Republikës së Kosovës, duke mos i cënuar në asnjë rrethanë resurset e shtetit të Kosovës, as Gazivodën, as veriun e Mitrovicës, as Trepçën dhe as hapësirat e tjera”.

Idetë për prekje kufijsh kanë nxitur kundërshtime në Kosovë ku ndër më të zëshmit është kryeministri Ramush Haradinaj, i cili hedh poshtë çdo mundësi të tillë.

Idetë kanë nxitur reagime të ndara edhe në skenën ndërkombëtare. Gjermania prin si kundërshtare e ideve të tilla që sipas saj mund të nxisin reagime zinxhir në rajonin e Ballkanit, që ende nuk është ripërtërirë nga luftërat e përgjakshme të fundit të shekullit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara thonë se të dyja palët duhet të arrijnë një marrëveshje normalizimi e cila “në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë”.

Por, procesi i bisedimeve që do të çonin tek një marrëveshje është pezulluar për shkak se Beogradi kushtëzon vazhdimin e tyre me heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe që qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar./ VOA

Etiketa: ivica dacickosovekufiriserbi


Ju sugjerojmë

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare
Politikë

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare

5 Shkurt, 2026 10:44 am
Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV
Kryesore

Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV

4 Shkurt, 2026 2:17 pm
Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…
Kryesore

Kërkesat për rritje page, Berisha në mbështetje të gjyqtarëve: Rama ka përmbysur…

4 Shkurt, 2026 1:48 pm
Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete
Politikë

Salianji “këshillon” PD për “Territorialen”:Shkoni në Komision me propozime konkrete

3 Shkurt, 2026 8:26 pm
Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje
Politikë

Topalli i përgjigjet Ballës:S’të kam takuar kurrë, kontrollove Bashën në çdo lëvizje

3 Shkurt, 2026 12:55 pm
“Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti”, Balla:Bashkëpunuam në 2021 kundër Saliut
Politikë

“Jozefinë, mos bëj sikur të dhemb shpirti”, Balla:Bashkëpunuam në 2021 kundër Saliut

3 Shkurt, 2026 12:53 pm
Balla i përgjigjet kreut të PD: Je non grata nga SHBA dhe na bën si i ndershëm
Kryesore

Balla i përgjigjet kreut të PD: Je non grata nga SHBA dhe na bën si i ndershëm

3 Shkurt, 2026 12:52 pm
Berisha: Kuvendi ka kryer grusht shteti, jeni bërë ushtarë të Ballukut
Kryesore

Berisha: Kuvendi ka kryer grusht shteti, jeni bërë ushtarë të Ballukut

3 Shkurt, 2026 12:51 pm
Komisioni për Reformën Territoriale, Boçi-PS: Ultimatumi që vendoset, turp
Kryesore

Komisioni për Reformën Territoriale, Boçi-PS: Ultimatumi që vendoset, turp

3 Shkurt, 2026 10:58 am
“Territorialja”/Balla afat PD deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision
Kryesore

“Territorialja”/Balla afat PD deri në mbrëmje: Na thoni nëse do vini në Komision

3 Shkurt, 2026 10:55 am
Para
Haradinaj: Gjykata Speciale imazh i keq për Kosovën

Haradinaj: Mogherini po bën dialog të fshehtë

Përgjigja e Ballës, nëse Presidenti fton maxhorancën në tryezë me opozitën

Përgjigja e Ballës, nëse Presidenti fton maxhorancën në tryezë me opozitën

Djegia e mandateve, diskutimet brenda PD-së dhe një provokim nga Rama

Balla: Basha ka frikë, loja që po bën me mandatet
















TE FUNDIT

I mituri qëllon me thikë 34-vjeçarin në Korçë

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
5 Shkurt, 2026

Një 17-vjeçar u arrestua në Korçë, pasi gjatë një konflikti të ndodhur në ambientet e një lokali, dyshohet se plagosi...

Lexo më shumë

Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave

Protestë/ Banorët e Rrjollit mblidhen para SPAK për tjetërsimin e pronave
5 Shkurt, 2026

Pas tre ditëve protestë në Rrjoll të Velipojës, banorët e kësaj zone u zhvendosën në hyrje të SPAK prej të...

Lexo më shumë

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, Prokuroria e Durrësit nis hetimet
5 Shkurt, 2026

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ndërhyrjen në argjinaturën e lumit Erzen, mëson A2CNN. Organi i akuzës ka sekuestruar...

Lexo më shumë

Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s

Fatmir Mediu në Uashington DC: Evropa mund të mbrohet vetëm duke qenë brenda NATO-s
5 Shkurt, 2026

Në Uashington DC u zhvillua Forumi i Sigurisë me temë “Investimi 5% në Mbrojtje dhe Partneriteti me SHBA-në”, i organizuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com