Drejtuesi politik i PD në Korçë, Ivi Kaso tha se kjo protestë vjen në formë bllokimi dhe është në përputhje me çdo dispozitë ligjiore.
Në një prononcim për mediat, Kaso u shpreh se nuk do të ketë përplasjeje të mundshme me forcat policore, pasi protestuesit sipas tij nuk janë kurrë të parët që provokojnë.
“Policia e Shtetit, s’kemi asnjë dyshim që do procedojë penalisht jo vetëm organizatorët, por edhe një pjesë të qytetarëve. E ka bërë në çfarëdo lloj proteste. Është një tubim në formë bllokimi që po zhvillohet në përputhje me të gjitha rregullat. Policisë së Shtetit i kërkojmë të kenë gjakftohtësi dhe të bëjnë më të mirën. Nuk i frikësohemi asnjë lloj përplasjeje për aq kohë sa ne nuk jemi të parët që provokojmë. Nëse provokon, do marrë përgjigjen e merituar!”, u shpreh Kaso.