Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e zjarrvënies së shtatë makinave në një biznes në Kamëz.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A.S 23 vjeç.
Dyshohet se i riu i ka vënë flakën një makine në parkim, ku si pasojë janë djegur disa automjete.
Në kohën që 23-vjeçari ka djegur makinat ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Policia po heton se cilat ishin shkaqet që i riu ndërmori këtë veprim.