Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar dhe ka shpallir në kërkim bashkëpunëtorin e tij, pas kallëzimeve të disa pensionistëve se 2 persona iu kishin vjedhur paratë e pensionit.
Uniformat blu bëjnë me dije se këta shtetas krijonin situata fiktive (pyetje të paqarta, përplasje të qëllimshme dhe skena të tjera të improvizuara), në rrugët në afërsi të degëve postare, pasi pensionistët merrnin pensionin, me qëllim që t’iu afroheshin atyre dhe t’iu vidhnin kuletat me para.
“Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shpërqendrimi”, Komisariati i Policisë Lushnjë ka zbardhur 3 raste të tilla. Për to është vënë në pranga, në Lushnjë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Durrës, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. G., 56 vjeç.
Nga hetimet ka rezultuar se më datat 29.09.2024, 23.04.2024 dhe 15.10.2024, përkatësisht në lagjen nr. 5, Kavajë, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë dhe në qytetin e Fierit, këta shtetas krijonin situata fiktive (pyetje të paqarta, përplasje të qëllimshme dhe skena të tjera të improvizuara), në rrugët në afërsi të degëve postare, pasi pensionistët merrnin pensionin, me qëllim që t’iu afroheshin atyre dhe t’iu vidhnin kuletat me para.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celular dhe një portofol me një shumë parash. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 56-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./Opinion.al