Policia ka arrestuar një 58-vjeçar në qytetin e Tiranës.
Sipas uniformave blu, mësohet se ai duke punuar me vinç në një kantier, nga pakujdesia i janë rrëzuar skelat duke i rënë mbi zyrën e inxhinierit, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, duke punuar me vinç në një kantier, 58-vjeçarit, nga pakujdesia i janë rrëzuar skelat duke i rënë mbi zyrën e inxhinierit, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia./Opinion.al