Një qytetar ka rrezikuar mbytjen sot pasi iu përmbys gomonia me të cilën po udhëtonte. Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në plazhin e Kasolles.
Pasi telefonoi Policinë Kufitare për të kërkuar ndihmë, qytetari është shpëtuar pas disa minutash kërkime nga këto shërbime.
Qytetarit iu dha ndihma e parë ndërsa në breg u nxor edhe mjeti lundrues me të cilin ai kishte dalë në det.