Është zbardhur deklarata e 13-vjeçarit nga Bilishti që ju gjet një thikë në çantë.
Mësohet se i mituri ka deklaruar përpara policisë se nuk kishte qëllime të këqija, por e ka harruar në çantë pa dashje.
Sipas tij, një ditë më parë ka qenë duke luajtur në ambientet e banesës së tij me biçakun dhe e ka futur në çantë pa vetëdije.
Pyetur nga policia, psikologia dhe mësuesit në këtë shkollë kanë deklaruar se i mituri është tip i qetë, me sjellje të mirë dhe që nuk është konfliktuar asnjëherë më parë me asnjë bashkëmoshatar apo fëmijë të tjerë.
Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme në qarkun e Korçës dhe jo vetëm, policia ka shtuar kontrollet nëpër shkolla.