Një 30-vjeçare nga Kolumbia është arrestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli fizik dhe kontrollit të banesës iu gjet dhe sekuestrua lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.
“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen N. U., 30 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe kontrollit në banesën e saj, iu gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve narkotike cannabis dhe kokainë”,-njofton policia.