Mediat britanike kanë zbardhur itinerarin e avionit egjiptian që u rrëzua në afërsi të bregut të Egjiptit.
Avioni në fjalë ka fluturuar normalisht deri sa në afërsi të bregut është rrotulluar dhe më pas ka rënë me shpejtësi në det.
Ndërkohë që thuhet se është sulmuar nga ISIS, hetimet tregojnë një tjetër gjë. Dyshohet tashmë se ka qenë një zjarr në pjesën e pasme që ka rrëzuar avionin.
Këtë e provojnë sensorët e antizjarrit që janë aktivizuar fillimisht në tualet. Nëse do të kishte shpërthim mekanizmi antizjarr do të shkatërrohej.
Gjithashtu, thuhet se avioni në fjalë është sulmuar dy vjet më parë nga disa vandalë që shkruan parulla kundër Presidentit egjiptian.