Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Italiani që kërkon eshtrat e babait në Shqipëri

2019/09/26 at 11:19 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Italiani që kërkon eshtrat e babait në Shqipëri

Manjola Bregasi-Aldo Terrusi kthehet për të tretën herë në burgun e Burrelit, në kërkim të eshtrave të të atit, për të përmbushur amanetin që i la të ëmës në çastet e fundit të jetës.


“I kam premtuar nënës në fund të jetës që eshtrat e të shoqit do te ktheheshin në Itali, pranë saj,”-thotë ai.

Në pamundësi për të patur varrin e tij, pas 26 vitesh kërkime Aldo sjellë një buqetë me lule në qershinë e burgut, aty ku Petrit Velaj, shok i qelisë, i tha se varrosën trupin e zhveshur të të atit, në Marsin e vitit 1952.

“E gjithë kjo zonë brenda rrethimit duhet të verifikohet dhe të kuptohet nëse ka eshtra të personave të vdekur.  Ky mur është ndërtuar pas vitit 1993. Kur erdhëm në vitin 1993 me Engjëll Kokoshin, ky mur nuk ishte, ishte rrethimi njëlloj si atje. Më pas kanë bërë murin. Kur nuk ishte muri, dritaret e burgut shikonin pikërisht këtu. Në këtë fushë varroseshin personat që vdisnin gjatë dënimit dhe kjo bëhej për të trembur të burgosurit duke u thënë që edhe ata do të kishin të njëjtin fund,”-vijon Terrusi.

Edhe pse qytetar italian, Aldo e njeh mjaft mirë historinë e burgut të Burrelit, njeh çdo pëllëmbë të murit rrethues dhe ka parë si ka ndryshuar ai përgjatë viteve, sepse jeta e Aldos është e lidhur trishtë me Shqipërinë në atë që në librin e tij, ai e quan “brenga ime shqiptare”.

I ati Giusepe Terrusi Zv.drejtor i bankës italo-shqiptare në Gjirokastër në vitet ‘30, u dashurua me të emën Aurelia Poselli një italiane e bukur, asokohe e vendosur në Shqipëri me familjen e saj.

Por duket se pikërisht bukuria e Aurelias do të kthehej në përndjekjen e çiftit. Enver Hoxha asokohe 20-vjeçar kishte kërkuar fejesë me italianen 17-vjeçare, ndërsa kjo e fundit i kishte ofruar vetëm miqësi, ndërsa Aurelia zgjodhi Giusepen, një italian që sapo kishte mbërritur në Gjirokastër.

“Po, aty takohet me nënën time dhe u njohën pasi nëna kishte refuzuar Enver Hoxhën, i cili insistoi për t’u fejuar me të duke përdorur edhe motrën e tij. Derisa nëna i dha fund njëherë e mirë. Atëherë vjen babai im, zv.drejtor i bankës së Gjirokastrës, një burrë i pashëm, të cilin nëna e shihte si një figurë atërore, kurse ai e shihte nënën si një bijë, të cilën do ta rriste vetë, kjo ndodh sepse kishin rreth 10 vite diferencë mes tyre,”-tregon Terrusi.

Pas ardhjes në pushtet Enver Hoxha nuk e harroi refuzimin e Aurelias dhe në shenjë hakmarrjeje, në vitin 1945 i burgos të shoqin, me akuzën se kishte dorëzuar arkën me para tek nazistët. Në vitin 1949 Aurelia dhe Aldo 4 vjeçar, dërgohen në Itali duke humbur çdo lidhje me Giusepen që tashmë nga burgu i Vlorës u transferua në burgun e Burrelit. Giusepe nuk mundi të rezistojë më shumë se 7 vjet në qelitë e këtij burgu.

“U habita kur ma përshkruan. Petrit Velaj më tha se një ditë babai ndihej keq dhe po i dilte gjak nga goja. Brenda ditës ai kaloi në gjendje kome dhe vdiq po atë ditë. Petrit Velaj ka qenë i persekutuar politik, i cili ishte në të njëjtën qeli me babanë tim. Ai ishte shumë i ri, një djalosh gjaknxehtë. Ata i detyruan të gërmonin një grope të madhe, i cili ekziston ende në ditët e sotme”.

Prej vitit 1993, kur për herë të parë shkeli Shqipërinë Aldo Terrusi është në kërkim të eshtrave të të atit dhe ndonëse në këtë proces, është përfshirë zyrtarisht edhe ambasada italiane, kërkimi i eshtrave, ende nuk është mundur të kryhet.

“Z.Terruzi ka dokumente të cilat vërtetojnë se eshtrat e babait të tij ndodhen në kopshtin e burgut të Burrelit. Kërkesa jonë ka qenë që të sigurohemi nëse eshtrat janë vërtet aty, apo jo. Më pas të transferojmë eshtrat e babait të tij,”-është shprehur ambasadori italian.

Në këtë histori nuk ka mundur të ndikojë as emri i Xhakomo Pozelit, portierit të parë të kombëtares shqiptare prej vitit 1944, nderuar me medalje nga shteti për Ballkanijadën e vitit 1946 dhe që ironikisht është daja i Aldos.

“Daja im ka qenë në Korfuz dhe filloi të luante futboll, ashtu lojtarët e tjerë. Luante me të rinjtë. E kanë parë me vëmendje kur luante, e kanë ndjekur vazhdimisht. Më duket se ka qenë skuadra e Vlorës që i propozoi për të luajtur me ta. Më pas, me ç’më ka thënë ai, e detyruan të luante për Tiranën dhe më pas për skuadrën kombëtare. Shqipëria nuk kishte një portier kaq të zotë sa ai.”

74- vjeçari i druhet momentit, se një ditë mund të largohet edhe vetë nga kjo jetë, pa arritur të përmbushë premtimin që i ka të dhënë të ëmës, ndërsa kërkon vetëm një varr ku të lutet për shpirtin e të atit.

“Kam provuar çdo mënyrë, kam tentuar me të gjitha forcat për të marrë lejen për kërkimin e eshtrave të babait, por ka pasur gjithnjë devijime. Po, të gjithë më thoshin se është e drejta ime të gjej eshtrat e babait dhe se është një e drejtë universale të gjej eshtrat e babait dhe t’i varros ato përsëri që të mund të kem një varr, ku të lutem për të. Por gjithçka mbaronte me kaq. Më thonë se është dokument i pavlefshëm për ta. Ndërkohë që unë kam dokumentin origjinal, si është e mundur që ata e konsiderojnë të pavlefshëm?”,-thotë Aldo Terrusi.

Me një dosje të madhe në duar, ku ka mbledhur dokumentet e 26 viteve kërkime dhe dëshmi nëpër institucionet shqiptare, Aldo Terrusi ende nuk e ka të qartë përse shteti shqiptar nuk e lejon të kryejë kërkime në zonën përreth burgut, pranë pemës ku dëshmitarët i kanë thënë se prehet i ati.

“Kjo është pyetja që i bëj vetes gjithmonë. Pyetje për të cilën nuk kam marrë kurrë një përgjigje, madje as nga ambasada.”

Ndërsa pohon se dosja më e madhe në ambasadë është ajo e Aldo Terrusit, ambasadori italian deklaron se ende Autoritetet shqiptare nuk kanë gjetur ende një mënyrë për të dhënë autorizimin për kërkimin e eshtrave.

“Unë jam ambasador prej katër vitesh, por kam kontaktuar me të më përpara. Problemi qëndron se eshtrat e babait të tij ndodhen në një terren, i cili nuk është privat dhe as një terren në të cilin mund të ndërhyjmë lirisht, në të kundërt, do ta kishim bërë kërkimin tashmë.  Përveç çështjes së z.Terruzi janë edhe disa çështje të tjera të qytetarëve shqiptarë. Pra, është një detyrë që të gjenden eshtrat e gjithë viktimave të cilën kanë vdekur gjatë regjimit dhe të atyre që kanë dhënë jetën si martirë. Kam shpresë se autoritetet shqiptare do ta ndërmarrin këtë nismë, sepse për një shtet që kërkon të hyjë në Bashkimin Evropian dhe që do të tregojë se i kanë kaluar tashmë traumat e diktaturës e që janë në demokraci nuk mund të mos vërë drejtësinë në vend. Është një drejtësi universale, e cila duhet të zbatohet me çdo kusht. Duhet të thyejmë çdo barrierë që mund të dalë përpara kësaj të drejte”. / Opinion.al 

Etiketa: Aldo Terrusi


Ju sugjerojmë

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
Bota

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

24 Dhjetor, 2025 9:09 pm
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Para
Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 27 Shtator 2019

Parashikimi i motit, dita me temperatura të larta

Parashikimi i motit, 27 Shtator 2019

Kush janë “qejflinjtë” e rinj të Shqipërisë, tiranasit zbresin nga froni

Kush janë “qejflinjtë” e rinj të Shqipërisë, tiranasit zbresin nga froni
















TE FUNDIT

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
24 Dhjetor, 2025

Sipas një raporti të Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth një e treta e vdekjeve nga lëndimet në Europë lidhen drejtpërdrejt...

Lexo më shumë

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?
24 Dhjetor, 2025

Duartrokitjet u ndalën dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, i radhiti me kujdes letrat e tij në podium. Atij iu...

Lexo më shumë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com