Dy shqiptarë, babë e bir, janë vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një shtetas italian, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Sipas mediave italiane, një 47-vjeçar italian, në qytetin Ariccia, ka kërcënuar me thikë 50-vjeçarin shqiptar, i cili ishte pronar i një lokali.
Por menjëherë në ndihmë të 50-vjeçarit shqiptar ka ardhur djali i tij 20-vjeçar.
Gjatë konfliktit ka mbetur i plagosur shtetasi italian, i cil është dërguar në spital nga dy shqiptarët me plagë thike në gjoks.
i mbeti i plagosur pasi u godit me një thikë në gjoks dhe u transportua në spital nga dy shqiptarët.
Policia është njoftuar për ngjarjen pas 47-vjeçari italian përfundoi në spital dhe vuri në pranga dy shqiptarët babë e bir.