Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, prej kohësh është njohur për shijet dhe preferencat e tij të veçanta në stilin e të veshurit.
Pikërisht ky fakt, nuk ka arritur pa u vënë re edhe nga gazetarët, mediat dhe blogjet e huaja.
Një prej tyre, është edhe blogu, vechiasignora.com, ku shkruan me sarkazëm në lidhje me xhupin e veshur nga kryeministri Edi Rama në një nga takimet e tij, në një fshat të shqipërisë: “si një artist profesionist”, ai ka zgjedhur të veshë një jelek anti-plumb”.
Me anë të një fotomontazhi, me humor, blogu ka lënë të nënkuptojë se stadiumet shqiptare, tifozët e kombëtares shqiptare të futbollit, si rrjedhojë janë tifozë të klubit sportiv italian Juventus.
Shqipëria është “BardheZi”…Forca Juve!
Edi Rama kohë më parë, në ndeshjen Shqipëri-Spanjë në Loro Boriçi, kishte veshur një xhup me logon e kombëtares italiane.
Megjithatë, Edi Rama është justifikuar me faktin se është një tifoz i zjarrtë i kombëtares italiane në futboll.