Rreth 1 milionë italianë janë mbedhur pasditen e sotme në Romë, në mbrojtje të vlerave të familjes tradicionale e kundër projektligjit të martesve civile mes personave homoseksualë.
Prej disa ditësh po debatohet në dhomën e Senatit të Parmalentit italian për miratimin ose jo të tij.
Familje italiane, fëmijë, të moshuar e të rinj u mblodhën në Cirko Massimo, qëndrën historike të Romës, me sloganin “Në mbrojtje të familjes dhe të drejtave të fëmijve për të pasur një nënë e një baba”.
Manifestimit masiv iu bashkuan eksponentë të forcave politike të Qëndrës së Djathtë e të së djathtës italiane, që janë shprehur hapur kundër miratimi të ligji të lidhjeve civile, i cili parashikon dhe njohjen e martesave mes personave LGBT.