Dy italianë, xhaxha e nip kanë rrëmbyer dhe torturuar një shqiptar 32-vjeçar në Rodos të Greqisë.
Mediat greke raportojnë se shkak duket të jetë bërë një pazar i prishur për një motor që shqiptari u kishte shitur italianëve 1 vit më parë e që tashmë italianët kërkonin t’ja kthenin e të merrnin lekët mbrapsht.
Kjo duket nuk i ka interesuar shqiptarit, i cili nuk ka pranuar. Kaq ka mjaftuar që italianët të gjejnë mënyrën ta rrëmbejnë. Ai është mbajtur peng në një dhomë në Rodos dhe është keqtrajtuar fizikisht, raporton panorama.
Nga hetimet mësohet se mbi të është ushtruar dhunë, i lidhur në karrike, është qëlluar me thikë, lidhur me kabllo e litar dhe me pajisje të shkarkimit elektrik.
Në një moment, kur një nga italianët nuk ishte i pranishëm, shqiptari ka gjetur mundësinë të arratiset dhe të bëjë denoncimin.
Policia ka arrestuar dy italianët, ndërkohë që shqiptari po mjekohet në spital. Policia po heton nëse shkak është vërtetë cështja e motorit, apo ka tjetër gjë që shkaktoi ngjarjen.