Punëtorët e emergjencës italiane kanë nxjerr 217 trupa nga anija e cila u fundos në Detin Mesdhe në prill të vitit 2015, ku u patën vrarë 500 emigrantë, njofton marina italiane.
Fundosja e anijes ishte njëra nga fatkeqësitë më të këqija, në të cilën u përfshinë emigrantët të cilët po tentonin të arrinin në Evropë përmes detit.
Reuters njofton se mijëra njerëz në vit, shumica e të cilët duke ikur nga lufta në Lindjen e Mese, e kanë kaluar Detin Mesdhe përmes anijeve të mbipopulluara dhe nuk kanë qenë të jo të mira për det, raporton express.
Në vitin 2015, të paktën tre mijë e 770 njerëz mendohet se kanë vdekur në rrugët mesdhetare, shumica duke u mbytur në ujë pas përmbysjeve të anijeve të tyre.