Ministri italian i Punëve të Brendshme, Angelino Alfano ka nënshkruar dekretet e dëbimit të personave që cënojnë sigurinë e italianëve me motivacion “parandalimin e terrorizmit”.
Një prej dy dekreteve është ai për një shqiptar.
“Dëbimi” i tij vjen pasi u zbulua se bënte pjesë në rrjetin social Facebook ku shkëmbeheshin mesazhe që frymëzonin xhihadistët, dhe prej kohësh kishte shprehur idenë për t’u bashkuar me forcat xhihadiste të ISIS.
Shtetasi shqiptar i prekur nga dekreti i dëbimit banonte në Pozzo D’Adda në zonën e Milanos dhe ishte i pajisur me lejeqëndrim për arsye familjare.