Një zjarr që shpërtheu mbrëmë në një qendër që strehonte të miturit e huaj në Santa Caterina di Pasian di Prato në Udine i ka marrë jetën një 17-vjeçari shqiptar.
La Repubblica bën me dije se shoku i tij 16-vjeçar i dhomës, një shtetas ganez, u dërgua në Verona në gjendje shumë të rëndë.
Edhe një edukator që punonte për strukturën ka mbetur i plagosur. Ai është transportuar në spitalin e Udines.
“Viktima është një i ri shqiptar që kishte rreth një vit me ne dhe ishte vërtet një djalë shumë i mirë”, tha për Ansa-n Michele Lisco, shefi i ambientit të pritjes për të mitur të huaj të pashoqëruar. “Ne të gjithë jemi zemërthyer – shtoi ai – Tani po përpiqemi të kuptojmë se çfarë shkaktoi një zjarr kaq të rëndë”.