Është kapur mbrëmë në Itali, pas 20 vitesh në arrati, ish polici shqiptar Fatmir Hamiti, 53 vjeç.
Hamiti i cili jetonte në Venezia, kishte vrarë në vitin 1995 me pistoletën e tij të shërbimit një bashkëpatriotin e tij me pesë plumba gjatë një grindje. Në Itali sipas të dhënave të policisë italiane, Hamiti jetonte me identitet fals. Kapja e tij u bë e mundur falë informacionit të shkëmbyer midis Drejtorisë Qëndrore Kriminale, përfshirë Interpol Romën dhe atë të Vlorës.