Një shqiptar ka humbur jetën mesditën e sotme në rrugën Tribiano në Milano, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë dhe është transportuar me helikopter në spitalin e Bergamos.
Viktima e këtij aksidenti, një 26 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i diur po udhëtonte me një motor Yamaha, kur u përplas me një automjet të ndalur në anë të rrugës për tu përplasur më pas fatalisht me një makinë Polo.
Përplasja e dhunshme nuk i dha mundësinë shqiptarit të mbijetonte, ndërsa pothuaj u nda në dy pjesë.
Sipas ndërtimit të dinamikës dhe dëshmitarëve në ngjarje, motori kishte parakaluar disa kamionë përpara se të gjendej përpara një kurthi të paparashikuar/ Opinion.al