Edvin Sadiku u vra mesditën e sotme në Bari me tre plumba, njëri nga të cilët e goditi në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme/ Sipas mediave italiane, Sadiku ishte një person i njohur për afërsinë e tij me ambientet e drogës, çka mund të çojë në dyshime të arsyeshme se ekzekutimi i tij ka lidhje me aferat e drogës. Ndërkohë që hetimet janë marrë përsipër nga policia e Modunjos dhe Nukli Investigativ i Vrasjeve.