Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Padova. Shqiptari i arrestuar është me inicialet P.S, ndërsa lënda narkotike (1 kg kokainë) i është gjetur e fshehur në kroskotin e makinës.
Policët panë që një makinë “Suzuki” që po dilte në rrugën kryesore. Por sa më shumë makinat e policisë i afroheshin shqiptari ngadalësonte shpejtësinë. E për të mos rënë në sy ai qëndroi në një lokal anës rrugës për të pirë kafe.
Efektivët e policisë e lanë të largohej, por deri tek një tjetër stacion ku ishte ngritur postblloku. Pas kontrollit iu gjet lënda narkotike. Nga hetimet ka rezultuar se ai është një trafikant ndërkombëtar i drogës dhe kokainën e fuste në Itali, nga Shqipëria. /tvklan.al