Një shqiptar është vrarë në Casertano të Italisë nga pronari i shtëpisë, pasi u pikas duke i vjedhur banesën. Sipas informacioneve të para shqiptari identiteti i të cilit është ende i panjohur është i moshës 40 vjeç. Pronari i shtëpisë e qëlloi shqiptarin dhe dy grabitësit e tjerë më armë zjarri, ndërsa këta të fundit po përpiqeshin të vidhnin makinën e tij tip BMW.