Dëmtimi i Montolivo-s mund të jetë fitimprurës për skuadrën e Milan-it. Portali italian Calciomercato.com ka pyetur prokuratorin sportiv Jean-Christophe Cataliotti nëse Milan mund të kërkojë dhe të marrë një dëmshpërblim nga FIFA, duke parë se lojtari nuk do të jetë në dispozicion të klubit për një periudhë të konsiderueshme.
Cataliotti, a duhet ta dëmshpërblejë FIFA Milan-in?
“Po. Nëse një lojtar dëmtohet me kombëtaren klubi duhet të dëmshpërblehet nga FIFA. Kjo është ajo që parashikon rregullorja për statusin e futbollistit, që ka hyrë në fuqi më 27 shtator të 2012-ës”.
Çfarë parashikon kjo normë?
“Norma, që ka për qëllim të ndreqë dëmin e pësuar nga një klun që humb shërbimet e një lojtari, edhe pse për një periudhë të përkohshme, thotë se: “Në momentin që një lojtar profesionist, që merr pjesë në një ndeshje futbolli me kombëtaren, pëson një dëmtim dhe, për shkak të këtij dëmtimi, nuk është më përkohësisht në dispozicion, klubi ku futbollisti është i federuar dëmshpërblehet nga FIFA”.
Deri në çfarë shumash mund të arrijë dëmshpërblimi?
“FIFA duhet të paguajë rrogën bazë të lojtarit duke filluar nga dita e 29-të e dëmtimit deri te e 365-ta për një shumë jo më të lartë se 7,5 milionë euro”.
Po nëse lojtari mund të rikuperohet brenda një muaji?
“Në këtë rast FIFA nuk duhet të paguajë asnjë dëmshpërblim”.