Një grindjeje e dhunshme me të dashurin i ka kushtuar lirinë për disa orë një 24-vjeçareje me origjinë shqiptare, por rezidente në Ravena, Itali.
Gjatë agimit të së premtes, ajo ka sulmuar efektivë të policisë italiane, pasi këta të fundit ndërhynë në banesën e saj pas disa ankesave të disa fqinjëve.
E reja, krejtësisht e dehur, kishte sulmuat të dashurin, duke e akuzuar se ishte fajtor që ishte kthyer në banesë shumë vonë pas një feste me miqtë, raportojnë mediat italiane.
Vajza, pavarësisht pranisë së efektivëve të policisë, ka vijuar të godasë të dashurin, por ka sulmuar edhe efektivët me grushte e shqelma, madje ka përdorur edhe thonjtë.
Ajo u arrestua për “rezistencë dhe shkaktim të lëndimeve të rënda ndaj zyrtarëve publikë”.
Megjithatë, duke qenë e pa dënuar më parë, 24-vjeçarja do të procedohet në gjendje të lirë.