Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Melendugno të Leçes në Itali, e për pasojë një një 31 vjeçar shqiptar është në gjendje kritike për jetën.
Shqiptari me iniciale P.S po drejtonte një motoçikletë tip “Yamaha” në momentin kur u përplas me një makinë “Citroen”.
Makina drejtohej nga një 21 vjeçare.
Shqiptari u përplas dhunshëm në asfaltin e një kryqëzimi, duke përfunduar në reanimacion, në gjendje të rëndë.