Një 36-vjeçar shqiptar është plagosur mbrëmë në Sampierdana në Itali.
Sipas mediave fqinje, shqiptari u plagos me thikë në bark dhe gjoks, pasi kishte darkuar me një shokun e tij, pronar i një klubi nate. Ata ishin nisur për të takuar një tjetër person në vendin ku ndodhi ngjarja.
Nuk dihet ende autori i ngjarjes, ndërsa policia dyshon se sherri ka nisur për shkak të një vajze. Ndërkohë shqiptari i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Megjithatë, hetuesit italianë nuk përjashtojnë edhe mundësinë e lidhjes së kësaj ngjarjeje me atë të 20 dhjetorit të shkuar, kur banorët e zonës përreth klubit të natës telefonuan policinë pasi dëgjuan dy krisma. Pas kontrollit në klubin e natës, karabinierët gjetën njolla gjaku në tokë, po nuk arritën të gjenin ndonjë person të plagosur apo përgjegjësit e ngjarjes.