Një punëtor 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht të martën në Como të Italisë, pasi e zuri poshtë dheu, teksa po punonte.
Mediat italiane shkruajnë se burri u varros për së gjalli në një kantier ndërtimi.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, 40-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, fatkeqësisht gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.
Sipas raportimeve të mediave italiane që prej fillimit të vitit, janë 7 të vdekurit në vendin e punës në territorin e Como-s, 4 prej të cilëve gjatë 2 javëve të fundit.