Një shqiptar 21 vjeçar është arrestuar nga policia italiane pasi ka sulmuar një studente në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes.
Vajza ishte duke hyrë në banesë në momentin kur shqiptari me inicialet B.B iu afrua pas shpine, i rrëmbeu celularin nga dora dhe në përpjekje për t’i marrë edhe unazën e dorës e shtriu vajzën përtokë.
Vajza përfundoi me dy thonj të thyer dhe dëmtime të tjera fizike.