Një shqiptar 33 vjeçar me banim në Brescia është ndjekur nga policia italiane për 20 kilometra, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Por maratona e ndjekies mori fund kur ai u përplas në një mur.
Shqiptari u përpoq të largohej në këmbë por policia e kapi në kohë.
Atij iu hoq patenta për shkak të shkeljeve ligjore që bëri gjatë ndjekjes nga policia.