Një vajzë 11-vjeçare shqiptare ka plagosur veten me sfurk teksa ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një fermë në Casa Bella, në Ziano Piacentino të Italisë.
Mësohet se e mitura ishte duke luajtur me biçikletë dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur në dorë sfurkun.
Më pas 11-vjeçarja ka humbur kontrollin e biçikletës dhe është rrëzuar duke rënë sipër sfurkut. Për pasojë ka marrë disa plagë në bark.
Vajza është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore./Opinion.al