Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi janë denoncuar nga banorët e zonës për lëvizje të dyshimta.
Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendngjarje, në Bussolengo dhe ka kapur në flagrancë dy shqiptarët teksa hapnin një gropë në pyll.
Policia ka sekuestruar 12 kg kanabis të fshehur në tokë si dhe ka sekuestruar 2 mijë euro.
Identiteti i shqiptarëve ende nuk është bërë i ditur për shkak të hetimeve.