Një familje shqiptare është përfshirë në aksident në aksident në zonën e Cremasca në Itali. Për pasojë ka humbur jetën 44-vjeçari Gëzim Margjoka.
Mediat italiane bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 3 makina. 44-vjeçari ishte duke drejtuar një Skoda Octavia, kur për arsye të paqarta u përplas me një mjet tjetër.
Një makinë e tretë, Ford Fiesta, ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera.
Mjekët e mbërritur në vendngjarje konfirmuan vdekjen e menjëhershme të 44-vjeçarit. Ambulanca transportoi nënën dhe dy fëmijët, një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 3-vjeçare në spital.