Policia italiane arreston një shqiptar 40 vjeçar pas katër muajsh kërkime.
Besim Muha dyshohet si furnizuesi kryesor i bosit të drogës në Verona, Roberto Mengardo.
Muha i kishte dalë garant italianit për drogën duke e pritur në portin e Brindizit, vend ku bosi i drogës u kap shtatorin e kaluar, teksa merrte një ngarkesë droge.
Por Muho arriti që të arratisej.
Mengardo ishte koka e një rrjeti të organizuar droge me veprimtari në Verona, Pioneze dhe Bruxhine./a.h