Një shtetas me origjinë shqiptare është plagosur rëndë në Itali, pasi ka rënë nga një skelë me një lartësi prej 7 metrash teksa ishte duke punuar.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në Pomezia, në periferi të Romës.
Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë i njohur, por mësohet se si pasojë e plagëve të marra ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Shqiptari u transportua me helikopter drejt spitalit San Camillo në Romë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.