Një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Itali.
Viktima është 21vjeçari Dorian Pianca, raportojnë mediat lokale. Pianca është me origjinë shqiptare, por ka lindur në Cantù, në provincën e Como-s.
Aksidenti
Shqiptari po udhëtonte së bashku me një 18-vjeçar me një skuter, kur mjeti është përplasur me një mur. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Del Padule” në Pietrasanta, Lucca, rreth orës 2:00.
Mediat lokale raportojnë se gjatë kësaj kohe binte një shi i rrëmbyer.
21-vjeçari shqiptar ka humbur jetën pasi mbërriti në spital me autoambulancë, ndërsa 18-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.