Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pasditen e djeshme në Itali, i mori jetën një 65-vjeçari shqiptar.
Sipas mediave italiane aksidenti ndodhi në Corridoni në Fierencë, zona Careggi, ku një makinë përplasi dy këmbësorë teksa ishin duke ecur në trotuar. Si pasojë e aksidentit, mbetën të lënduar dy këmbësorët, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe djali i tij 29-vjeçar të cilët mbetën të bllokuar brenda në makinë morën plagë të lehta.
Kanë qenë punonjësit e zjarrëfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e dy personave të bllokuar në makinë. Më pas të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Për shkak të plagëve të rënda shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa babë e bir janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë italiane shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe./Opinion.al