Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Mediat italiane shkruajnë se karabinierët pas informacioneve të marra kanë pikasur një magazinë të braktisur në komunën e Campagnano di Roma, brenda së cilës 37-vjeçari kishte krijuar një platacion me marijuanë.
Gjatë kontrollit në magazinë, autoritetet gjetën mbi 300 bimë marijuanë të gjata mbi 40 cm, si dhe 50 gramë marijuanë gati për t’u shitur.
I riu shqiptar për rritjen e lëndëve narkotike përdorte llamba halogjene, freskuese dhe plehra kimikë.
Ndërkohë, droga dhe materialet e tjera të gjetura në vendngjarje u sekuestruan./Opinion.al