Plot 93 kg kokainë është kapur në Itali, ku të përfshirë në trafik janë edhe shqiptarët. Sipas mediave italiane, droga nëse do të dilte në treg kap vlerën e 18 milionë eurove. Sipas mediave italiane të arrestuarit shqiptarë janë G.E 36 vjeç dhe M.A 42 vjeç. Droga u zbulua në zonën e Brennero pranë kufirit me Austrinë. Dy shqiptarët u arrestuan teksa transportonin lëndën narkotike në një makinë tip Ford Kuga me targa gjermane, ndërsa u pikasën nga policia gjatë një kontrolli rutinë. Kokaina ishte fshehur në bagazhin e makinës në një vend të modifikuar prej tyre, me shpresën se nuk do të pikaseshin nga policia.