Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Itali, ndërsa ishte duke punuar në një kantier ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur në provincën Cuneo, ndërsa viktima tashmë i identifikuar, është 59-vjeçari Bashkim Toska. Sikurse bëjnë me dije mediat vendase gjatë kohës që ka qenë duke punuar, 59-vjeçari është goditur nga një pllakë hekuri që i ka rënë mbi kokë duke i shkaktuar një plagë të rëndë.
Ai megjithëse u dërguar me urgjencë në spital, nuk arriti të mbijetonte. Mësohet se që nga fillimi i vitit, 4 persona kanë humbur jetën duke punuar në këtë rajon./ Opinion.al