Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali në një aksident rrugor.
Sipas mediave italiane, mësohet se i riu është përplasur nga një furgon që po drejtohej nga një 41-vjeçar.
Furgoni ka qenë duke udhëtuar përgjatë Appian drejt Terracina, kur ka përplasur për vdekje 21-vjeçarin shqiptar.
Shoferi i tha policisë se pranë mbikalimit, furgoni i tij ka goditur diçka që nuk ka mundur ta deshifrojë menjëherë dhe pasi ka udhëtuar disa metra dhe është kthyer mbrapa për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.
Pas ngjarjes ai zbuloi trupin e të riut shqiptar të shtrirë në shkurret në anë të rrugës.
Shoferi u ndalua dhe është vënë nën hetim, ndërkohë që sipas policisë, ai rezultoi negativ në testin e alkoolit dhe lëndëve narkotike./Opinion.al