Një autobus me turistë nga Shqipëria është përfshirë në një aksident rrugor në Itali.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 16:00 në zonën e Santa Venerina, Catania, ku 16 persona kanë mbetur të plagosur.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një defekt te frenat, megjithatë hetimet vijojnë.
16 personat janë dërguar në spital, ku për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.