Një ngjaje e çudtishme ka ndodhur pak ditë më parë në L’Aquila ku një elefant u nxor në shëtitje përgjatë një rruge me trafik mesatar.
Kafsha vjen nga një cirk i organizuar në qytet, por prania e saj në rrugë, përveçse ka habitur shumë njerëz, nuk është mbrojtur apo raportuar nga policët rrugorë apo pjesëtarë të tjerë të policisë.
“Një episod serioz dhe për keqardhje që ne e kemi raportuar zyrtarisht në organet kompetente – shkruajnë përfaqësuesit e seksionit lokal të Lav (Shoqatë për mbrojtjen e kafshëve. Një episod që tregon edhe një herë se si cirqet e kafshëve nuk duhet të kenë më hapësirë në vendin tone dhe se këto aktivitete vënë në rrezik serioz sigurinë e kafshëve dhe njerëzve”, thuhet ndër të tjera në deklarimin e shoqatës./Opinion.al