Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytezën e Nuoros, në Itali.
Sips mediave italiane, mësohet se një burrë ka vrarë gruan dhe vajzën e tij, e më pas ka plagosur dy fëmijë të tjerë të vegjël dhe një fqinj.
Pas krimit, ai ka plagosur me armë edhe një fqinj, ka qëlluar në kokë nënën e tij dhe në fund ka vrarë veten.
Policia italiane sqaron se burri ka kryer aktin e rëndë pas një debati me bashkëshorten, të cilën e vrau së bashku me vajzën.
Të plagosurit u transportuan të gjithë në spitalin San Francesco në Nuoro, ndërsa një prej tyre është në gjendje të rëndë.