Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Itali. Sipas mediave vendase, është qëlluar me armë ndaj një çifti mjekësh, ku si pasojë gruaja është ekzekutuar teksa po futej në makinë bashkë me të shoqin, ndërsa bashkëshorti i saj është plagosur. Ngjarja ka ndodhur teksa doktoresha 67-vjeçare e identifikuar si Francesca Romeo kishte përfunduar turnin.
Policia e Reggio Calabria ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur dinamikën e këtij krimi.
Hetuesit po përpiqen të kuptojnë kontekstin në të cilin ka ndodhur ngjarja. Që në hipotezat e para, të cilat mbeten ende për t’u verifikuar, hipoteza e një ngjarjeje të lidhur me krimin e organizuar duket se është e përjashtuar, por hetimet janë vetëm në fillim.