Policia italiane në Savona ka arritur të arrestojë një shtetas shqiptar që akuzohet për vjedhje dhe përndjekje.
Ai u kap pasi kishte rrahur ish të dashurën në mes të rrugës. Bëhet fjalë për 35 vjeçarin e identifikuar si Agim.S që sulmoi ish partneren me një grusht në fytyrë duke i thyer hundën.
Gruaja, 34 vjeçare me origjinë tuniziane, ishte lënë në rrugë, por për fatin e saj aty pranë kalon një person të cilit i kërkoi ndihmë. Ai lajmëroi policinë e cila u vu në ndjekje të shqiptarit dhe arriti ta arrestojë. Mbi të rëndon akuza e përndjekjes ndaj ish partneres, lëndime të rënda dhe vjedhje.